Interpol Tirana ekstradoi dje nga Italia një të kërkuar, i dënuar në mungesë me burgim për akuzën e plagosjes. Burime zyrtare konfirmuan se është bërë izolimi në ambientet e Burgut 302 në Tiranë të Nexhip Dines, 38 vjeç, banues në lagjen “Beqir Dardha”. Gjykata e Rrethit Elbasan, në bazë të vendimit të dhënë, e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “plagosjes se rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”. Pas veprimeve proceduriale, dosja i kaloi prokurorisë vendore.