Policia e Elbasanit zbuloi dje një arsenal armësh, si dhe ka vënë në pranga 3 personat që e posedonin. Ndërkohë janë bërë publikë emrat e të dyshuarve, dy prej të cilëve babë dhe bir dhe nipi i tyre. Konkretisht në prangat e policisë ka rënë Fadil Qevani, 50 vjeç, Klevis Qevani, 25 vjeç dhe Marsel Qevani, 20 vjeç. Të 3 personat e arrestuar akuzohen për “prodhim dhe mbajtje municionesh”. Në cilësinë e provës materiale gjatë kontrollit janë sekuestruar 10 armë, 3 granata dhe 160 fishekë. Po kështu policia iu ka sekuestruar të arrestuarve edhe mjetet me te cilët transportonin armët. Policia e Elbasanit bën me dije se ka dyshime që këto armë do të transportoheshin drejt Sirisë dhe po hetohet për lidhjet e tyre me grupet ekstremiste apo ‘grupin e Xhihadit’, që u godit pak muaj më parë në Tiranë. Këto janë dyshimet e para dhe po hetohet me metoda speciale për të zbardhur kontaktet, bisedat telefonike dhe lidhjet mes tyre.
Elbasan, familja në trafik armësh, arrestohen babë e bir dhe nipi, dyshohet se do i çonin në Siri
