Humb jetën në sallën e lindjes nëna që po sillte në jetë fëmijë e parë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne, ku viktimë ka mbetur 25-vjeçarja nga Cërriku.
Mësohet se e reja kishte fëmijën e saj të parë dhe shkak i vdekjes ka qenë arresti kardiak. Fëmija ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë që familjarët akuzojnë bluzat e bardha për neglizhencë.
Viktima kishte vetëm 10 muaj që ishte martuar. Trupi ndodhet ende në morg, për t’iu nënshtruar autopsisë, që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes. Ndërkohë, në spital kanë mbërritur forca të shumta policore, për të marrë në pyetje mjekët që asistuan në operacion.
b.b/dita

Mjeket ne Shqiperi nuk jane te afte sidomos brezi i ri ! Te humbesh jeten kot ne lindje me nje grua j40 vjece por 25 vjec ne kulmin e vet ku lindja eshte gjeja me e lehte !
Inderprene jeten ne moshen me te re nje gruaje shume te re ! Tragjedi e madhe qe duhet te shqetsoj te gjithe komunitetin atje !
Jeta e saj nuk kthehet me ! Por te rivendoset siguria e jetes per grat e tjera qe do te lindin ne ate Martenitet !
Eshte skandaloze nese ajo ka ndruar jete nga pakujdesia e mjekeve !