Elbasan, goditen dy grupe të shitjes së hashashit, 4 në pranga

redaktor

Seksioni i Narkotikëve në Elbasan goditi dy grupe të shpërndarjes së drogës në këtë qytet dhe në Gramsh. Të parët ranë në pranga i mituri R. Gj., 16 vjeç, banues në lagjen “5 Maji” dhe po hetohet Fatjon Pecaku, 21 vjeç, si bashkëpunëtor, pasi iu kapën 50 doza hashashi. Policia tha se droga iu kap të miturit, kurse Pecaku kishte dijeni. Në pranga ranë Martin Jaçe, 23 vjeç dhe Erdi Latifi, 24 vjeç, banues në Gramsh, pasi në mjetin “Benz”, me targa GR1080B, pronë e Jaçes, u gjetën 500 gramë hashash.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *