Elbasan, goditet banda e plaçkitjes së bizneseve në seri

anazapta

Policia vendore njoftoi se ka zbuluar dhe goditur një grup të rinjsh që bastisnin bizneset në zonën e Elbasanit në seri. Dy prej tyre u arrestuan dhe po hetohet për bashkëpunëtorë të tjerë. Të ndaluarit janë Argir Berisha, 23 vjeç, banues në lagjen“5 Maji” dhe Alban Shabani, 23 vjeç, banues në lagjen “11 Nëntori”. Nga hetimet rezulton se kane vjedhur me thyerje lokalin bar-kafe në pronësi të Sh. O., ndërsa dyshohen për dy lokale të tjera bar-kafe në qytet dhe hetohet për të tjera ngjarje të dyshuara.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *