Policia ka arrestuar një 26-vjeçar të shpallur në kërkim dhe të dënuar nga gjykata me 3 vjet e 4 muaj burg.
Sipas burimeve zyrtare të policisë së Elbasanit, i arrestuari është Gentian Tartari, banues në këtë qytet, i cili figuron i dënuar për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. Agjentët e Sektorit Antikrim dhe të Antidrogës kishin mbledhur informacione se 26-vjeçari ishte kthyer në qytet dhe shpesh qëndronte në banesën e tij, duke realizuar edhe operacionin e arrestimit. Për ndalimin e tij u njoftua edhe prokuroria vendore.