Pas ish-drejtoreshës së Hipotekës dhe një përmbaruesi privat, në fundjavë është denoncuar në polici edhe inxhinieri i ZVRPP-së Elbasan. Policia tha se M. T., 41 vjeç, është denoncuar penalisht nga gruaja me inicialet Y. H., 52 vjeçe, banuese po në Elbasan, e cila pretendon me anë të dokumentacioneve se inxhinieri M. T., i ka ndryshuar numrin e pasurisë, duke ia tjetërsuar një personi tjetër. Po dje u ndalua Melser Jangulli, 24 vjeç, që akuzohet se ka vjedhur zyrën e avokates B. Sh., 29 vjeçe, kurse Xh. T., 16 vjeç, u kap me disa doza hashashi.
