Sherbimet e Komisaritit njoftuan se kanë gjetur tre femra të deklaruara të humbura nga familjarët e tyre. Në fillim është njoftuar gjetja e nënë e bijë, A. M, 43 vjeçe dhe S. M., 19 vjeçe, banuese në Elbasan, të shpallura në kërkim për largim nga banesa, pas denoncimit të kryefamiljarit dy javë më parë. Pas marrjes në pyetje ato deklaruan se janë larguar me deshirë, për shkak të konflikteve në familje. Në Librazhd u gjet edhe E. K., 47 vjeçe, banuese në fshatin Mirakë, edhe kjo e larguar me dëshirë nga banesa.
