Elbasan, kalimtari rrëzohet në rrugë, e shtyp për vdekje makina

redaktor

Një 55-vjeçar ka humbur jetën mesditën e djeshme, pasi është përplasur nga një automjet, në përpjekje për të kaluar nga njëra anë e rrugës, në tjetrën. Burime zyrtare nga policia bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, ku 55-vjeçari është rrëzuar duke kaluar rrugën dhe për pasojë është përplasur nga një makinë. Momentalisht mbetet ende i panjohur identiteti i viktimës, pasi nuk kishte dokumente me vete dhe trupi u dërgua në morg për procedura të mëtejshme. Kurse policia po punon për të zbardhur ngjarjen dhe mori nën hetim drejtuesin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *