Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Shkak është bërë përplasja e një kamioni me motorin, duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të këtij të fundit. Sipas informacioneve nga policia vendore, bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur në fshatin Pajovë. Ndërkohë, nuk bëhet ende i ditur emri i viktimës, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Vetëm dy ditë më parë në Librazhd, nga përplasja e dy biçikletave u shënuan një i vdekur dhe 2 të plagosur.
