Seksioni për Narkotikët bëri dje të mundur kapjen dhe më pas arrestimin në flagrancë të dy vëllezërve të dyshuar si shpërndarës të drogave. Pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative, në banesën e tyre u ushtrua kontrolle, teksa u gjetën edhe 1,2 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Të arrestuarit janë Florid dhe Fatjon Hasani, 22 dhe 21 vjeç, banues në lagjen “Shënkoll” të qytetit, ndaj të cilëve u ngrit akuza “prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.
