Këshilli Bashkiak i qytetit të Elbasanit ka shpallur emergjencën mjedisore. Vendimi erdhi pas kërkesës së bërë lidhur me këtë problem nga kryetari i bashkisë. Këshilltarët kërkojnë që të zgjidhet problemi i mjedisit. Çështja është votuar edhe nga këshilltarët e djathtë, që ishin prezent në këtë mbledhje. Me vendimin e djeshëm, autoritetet dhe qeveria duhet të marrë masa konkrete për të zgjidhur çështjen e ndotjes së ambientit. Elbasani është qyteti më i ndotur në Shqipëri prej shumë vitesh, për shkak edhe të Metalurgjikut.
