Seksioni Kundër Krimit Financiar, arrestoi pas hetimit disa ditor, të dyshuarin Bardhyl Ibra, 63 vjeç, me detyrë administrator i një studio ligjore në Elbasan. Në zyrën e cila ndodhet pranë Gjykatës Rrethit, Ibra u kap në flagrancë duke i marrë 15000 lekë një personi, me qëllim për të ndikuar tek një përmbarues privat, për t’i krijuar lehtësira në shlyerjen e kredisë, duke i zhbllokuar pagën e tij. Policia gjeti 10 vula avokatie, noterësh, përkthyesish dhe shoqatash. Nën hetim u mor edhe përmbaruesi A. K., 47 vjeç, nga Tirana.
