Elbasan, lëviznin me heroinë në xhepa, 2 të arrestuar

redaktor

Agjentët e Seksionit Kundër Narkotikëve bënë dje të mundur arrestimin në flagrancë të Ervin Perizi, 32 vjeç dhe Almi Kryemadhi, 27 vjeç, të dy banues në Gramsh. Gjatë një aksioni dhe kontrollit fizik të ushtruar ndaj të dyshuarve, rezultoi se kishin me vete disa doza lënde narkotike e dyshuar si heroinë, që u sekuestrua si provë materiale. Ndaj tyre u ngrit akuza “prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”. Kurse Sektori Antitrafik arrestoi të kërkuarin Lorenc Skilja, 54 vjeç, banues në Elbasan, pasi ndaj tij gjykata ka caktuar masën “arrest në burg” për armëmbajtje pa leje.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *