Elbasan, makina përplas drejtuesin e biçikletës

Dita
Një aksident automobilistik u regjistrua sot në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në afërsi të Urës së Lizës.
Një automjet tip “Ford” me targë AA 024 CX ka përplasur një shtetas i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes shtetasi ka pësuar dëmtime të rënda dhe është dërguar për në spital, raporton Shekulli.

Sipas mjekëve ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ende nuk dihet identiteti i të lënduarit ndërsa policia ka shoqëruar për në komisariat drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *