Elbasan, makina përplas një 56-vjeçar

anazapta

Një 56-vjeçar ka mbetur i plagosur në një aksident të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Cërrik. D.Shabani, 56 vjeç,  është përplasur nga një automjet në momentin kur po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Mësohet se automjeti me targa EL 7879 B drejtohej nga 46-vjeçari Shyqyri Kapurani, i cili është ndaluar nga policia. Ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin e Elbasanit, ku sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *