Elbasan, makina përplaset me këmbën e urës, vdes shoferi

anazapta

Një aksident i ka marrë jetën një personi mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, rreth orës 02:40. Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, një mjet tip trajler është përplasur me këmbën e një ure, duke i shkaktuar vdekjen shoferit. Viktima është identifikuar si Ilir Prokopi. Policia po heton në vendin e ngjarjes në lidhje me shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se ka qenë përgjumja në timon ajo që ka çuar në përplasjen fatale.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *