Një banesë është grabitur mëngjesin e kësaj të diele në Elbasan, nga ky persona të maskuar.
Ata kanë dhunuar edhe çiftin e bashkëshortëve. Bashkëshortët e moshuar janë dërguar në spital janë goditur disa herë. Bëhet fjalë për shtetasit Xh.Koburja, 75 vjeç dhe bashkëshorten e tij 66-vjeçe.
Grabitësit kishin hyrë në banesën e familjes Koburja, e cila njihet për bukët dhe ëmbëlsirat e saj në qytetin e Elbasanit dhe pasi i kanë dhunuar.
Dyshohet se personat e maskuar kanë vjedhur rreth 140 mijë lekë të reja. Uniformat blu kanë nisur menjëherë hetimet lidhur me ngjarjen, ndërsa po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /Dita/
