Policia vendore arrestoi ditën e djeshme dy persona të dyshuar që u kapën me armë në banesa. Kontrollet u ushtruan pas informacioneve të marra në rrugë operative prej agjentëve. Në pranga ranë Selim Filja, 49 vjeç, banues në fshatin Gurabardh dhe Hekuran Bakiu, 40 vjeç, banues në fshatin Preçë e Poshtme. Gjatë kontrollit u gjetën 1 pushkë, 1 automatik “Kallashnikov” dhe 60 fishekë automatiku. Dosja hetimore i kaloi prokurorisë për akuzën “armëmbajtje pa leje”.
