Policia e Elbasanit dhe Gramshit arrestoi tre të dyshuar për mbajtje të drogës dhe arsenalit të armatimit në banesa. Vesel Hoxha, 25 vjeç, banues në lagjen “Sporti” të Gramshit, u ndalua pasi në shtëpinë e tij iu gjetën dhe sekuestruan dy kaseta me fishekë luftarakë, 1440 fishekë automatiku. Kurse Hektor Mandri, 19 vjeç, banues në lagjen “Visarion Xhuvani”, iu gjetën e bllokuan 20 doza lëndë narkotike e llojit kanabis sativa dhe Ardit Meta, 23 vjeç, banues në fshatin Shalës, u kap me 15 doza hashashi.
