Elbasan/ Në këto akse këshillohet lëvizja e mjeteve me zinxhirë

Amelda Amelda

I gjithë qarku i Elbasanit është ‘pushtuar’ nga ngricat ditën e sotme, ndërsa ka patur reshje dëbore në lartësi.

Në aksin Librazhd-Sterbleve këshillohet lëvizja e makinave me zinxhirë. Trashësia e dëborës në këtë aks ka shkuar 20 centimetër ndërsa po punohet për të mbajtur të hapur qarkullimin.

Në akset e tjera nacionale kemi prezencë akulli në rrugë dhe në pikat problematike është hedhur kripë. Të bllokuara janë Sopoti e Qarrishta.

Në furnizimin me energji elektrike probleme ka vetëm në fidrin 6 në Nj.A Lunik, bashkia Librazhd ku punonjësit e OSHEE janë aty për riparimin e defektit.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *