Dy punonjëse të Gjendjes Civile në Librazhd dhe Hipotekës në Elbasan u morën nën akuzë për shpërdorim të detyrës. L. T., 29 vjeç, banues në fshatin Mirakë, me detyrë nëpunës në Zyrën e Gjendjes Civile komuna Polis, akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në dy certifikata ku ka ndryshuar dy emra. Kurse R. P., 38 vjeçe, banuese në Elbasan, regjistruese në ZVRPP, dyshohet se duke fshehur dokumentacionin, nuk ka bërë hipotekimin e një prone të qytetarit D. Xh., duke abuzuar me detyrën.
