Elbasan, ngacmonte seksualisht 17-vjeçaren, i plagos babanë

anazapta

Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim prej disa ditësh u arrestua nga policia ditën e djeshme pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. I arrestuari është Klodian Shati, banues në fshatin Pashtresh. Ngjarja ka ndodhur në fillim të këtij muaji, kur sipas denoncimit ka ngacmuar seksualisht E. Ç., 17 vjeçe, banuese në fshatin Pashtresh dhe gjatë konfliktit në fshat, ka goditur me sende të forta P. Ç.,  banues po në Pashtresh, babai i të miturës. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit, me akuzën “vepra të turpshme dhe plagosje e lehtë me dashje”.

Share This Article
1 Comment
  • I plagos babane thotë titulli i ketij lajmi ndersa “barku” i lajmit thote i plagosi te afërmin?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *