Elbasan, një kalimtar përplaset nga një maune, humb jetën

anazapta

Një kalimtar në Elbasan është përplasur nga një maune  mesditën e sotme, nga ku ka humbur jetën. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i luleve”, ku maunia me targë FR989CA, ka përplasur për vdekje një person që po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Momentalisht nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës, ndërsa policia po punon për të zbardhur ngjarjen. Ndërkohë mësohet se drejtuesi i maunes është shoqëruar në polici.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *