Punonjësja pranë Arkës nr. 2 në qytetin e Elbasanit u morë nën hetim nga policia pasi dyshohet se ka falsifikuar firmën dhe nuk i ka dhënë pensionin e invaliditetit për muajin prill 2011 një personi me aftësi të kufizuara PAK. Burime zyrtare thanë se nën hetim është E. S., 54 vjeçe, banuese në lagjen “Çlirimi”. Duke qenë në detyrë arkëtare pranë arkës Nr. 2, dyshohet të ketë falsifikuar firmën e F. Xh., 59 vjeç, banues në Elbasan, duke mos ia dhënë pensionin e invaliditetit. Por i dëmtuari e ka denoncuar dhe ndaj punonjëses nisën hetimet.
