Elbasan, nuk u prenë dritat 16 debitorëve, pranga 3 elektricistëve

redaktor

Policia vendore ka vënë në pranga 3 elektricistë, të cilët nuk u janë bindur urdhrave të OSHEE për ndërprerjen e energjisë ndaj debitorëve. Sipas burimeve zyrtare, në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, janë arrestuar në flagrancë Bashkim Gjerdumi, 54 vjeç, Abdulla Plaku, 56 vjeç, Pëllumb Sinani, 58 vjeç, të tre me profesion elektricistë. Ndërsa kishin marrë planin operacional nga ndërmarrja e tyre, të dyshuarit nuk vepruan në fshatin Çengelaj të Peqinit, duke ndërprerë energjinë vetëm për pese abonentë, ndërsa refuzuan për 16 abonentë të tjerë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *