Një automjet u përfshi nga flakët mëngjesin e djeshëm në qytet, në lagjen “11 Nëntori”, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë një konflikt mes pronarit dhe disa të tjerëve. Automjeti tip “Benz ML 270”, pronë e një banori të lagjes, është ndezur në flakë pas mesnatës duke shkaktuar panik në zonën ku ishte parkuar. Zjarrfikëset lokalizuan flakët, ndërsa nisën hetimet, ku pista kryesore dyshohet ajo e një hakmarrjeje.
