Seksioni Kundër Krimeve ndaj Pronës bëri dje ndalimin e të dyshuarit Julian Zhupani, 37 vjeç, banues në lagjen “Haxhias”. I riu dyshohet se ka shkuar deri në fshatin Gurabardh, ku ka vjedhur me anë të përdorimit të armës së gjahut (kishte dalë për gjueti), një sasi agrumesh dhe frutash të stinës, në pronësi të F. H., banues në po të njëjtin fshat. Pasi e ka kërcënuar të zotin e plantacionit, Zhupani ka mbushur çantat dhe është larguar. Gjithashtu është ndaluar për moskallzim krimi edhe Alpin Abazi, 35 vjeç, që shoqëronte të dyshuarin në gjueti.
