Nexhmie Dushku, 26-vjeçarja që vrau me thikë djalin 4-vjeçar dy ditë më parë, mbetet ende në gjendje të rëndë shëndetësore. Kurse dje u përcoll për në banesën e fundit fëmija i mitur. Burime nga reanimacioni i Spitalit të Traumës në Tiranë bënë me dije se gruaja i është nënshtruar një operacioni në fyt, pasi kishte probleme me trakenë, por gjendja e saj vazhdon të jetë e rëndë. Gjithashtu në spital ndodhen edhe forca të policisë që e ruajnë, pasi mbahet nën arrest për krimin e rëndë. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e të dielës dhe shkak ishte divorci.
