Policia e Elbasanit ka zbuluar autorin e disa vjedhjeve me dhunë, ndërsa po punon për arrestimin e tij.
Shtetasi me iniciale L.Q, 28-vjeç, i dënuar në shtetin grek për vrasje, rezulton të jetë autor i disa vjedhjeve me armë, duke përdorur edhe maska.
Policia ka ushtruar një kontroll në banesën e tij, ku ka sekuestruar një pushkë model 56, 6 copë fishekë, një thikë dhe dy maska.
Policia ka zbuluar të paktën 4 grabitje të këtij shtetasi, kryesisht grabitje të karburanteve. Grabitjet kanë ndodhur kryesisht gjatë muajve të fundit. Policia po punon për kapjen e tij dhe të bashkëpunëtorëve. Prokuroria po heton më tej rastin. /Dita/
