Elbasan, pranga 6 të rinjve, prodhonin eksploziv

redaktor

Policia e Elbasanit ka arrestuar gjashtë persona, të cilët akuzohen për prodhim të lëndëve plasëse.

Të arrestuar janë:

Astrit Feim Blloku,18 vjeç, banues komuna Orenje Librazhd;

Aurel Riza Isaku, banues komuna Orenje librazhd;

Altin Idriz Balazi, banues komuna Orenj Librazhd;

Subi Sabahit Koçi 26 vjeç;

Edmond Sabahit Koçi 23 vjeç;

Illi Sabahit Koçi 22 vjeç, të tre lindur në bulqizë dhe banues në Paskuqan, Tiranë.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin prodhonin në mënyrë artizanale lëndë eksplozive të cilin e shisnin së bashku me kapsolla plasëse detonatore dhe fitil detonator.

 Gjate operacionit janë sekuestruar 48 kg lëndë eksplozive dhe 150 copë kapsolla plasëse detonatorë, nje shumë parash prej 20 mijë lekësh, dy automjete Fuoristrada Mitsubishi dhe 20 aparate celulare të markave të ndryshme që personat i përdornin për të realizuar veprimtarinë kriminale”, thuhet në një deklaratë të policisë.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *