Prefekti Arben Kamami zhvilloi dje një takim me veterinerët e njësive te qeverisjes vendore të qarkut të Elbasanit. Qëllimi i këtij takimi ishte marrja e masave për tregtimin e mishit jashtë kushteve të higjienës sanitare dhe eleminimin e therjes dhe tregtimit të tij në ambiente të hapura. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, Afrim Baka. Kamami vlerësoi punën e Task-Forcës së ngritur që nga muaji nëntor dhe theksoi se në fillim të muajit korrik do të rifilloje puna e saj.
