Dy persona të armatosur, që janë identifikuar dhe shpallur në kërkim, tentuan të grabisnin një shtëpi në fshatin Shalës gjatë mbrëmjes së diel. Por pronari i shtëpisë A. M., 42 vjeç, që bëri dhe denoncimin, i ka diktuar dhe reagoi duke qëlluar me armë zjarri në ajër, kur edhe agresorët qëlluan po me pistoletë në ajër. Të trembur se mund të lëndoheshin, autorët u arratisën, kurse policia gjeti mjetin e tyre të braktisur “Benz 250”, me targë EL6015B dhe i identifikoi, duke i shpallur në kërkim.
