Niveli i lartë i ndotjes dhe tymrat kancerogjene që dalin nga fabrikat në zonën e ish-metalurgjikut janë shqetësim për qytetarët elbasanas. Një grup banorësh i janë bashkuar sot shoqatës “Reago” në një protestë qytetare për një mjedis të pastër me moton “Stop ndotjes kancerogjene”.
Si vend proteste është zgjedhur sheshi para uzinës së shoqërisë “Kurum”, e cila sipas protestuesve nuk kanë vendosur filtrat e nevojshëm për të penguar emetimin e gazrave të dëmshme për shëndetin. Qytetarët kanë kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve shtetërore për t’i dhënë zgjidhje problemit që hasin përditë.
Niveli i lartë i ndotjes në Elbasan është ngritur si shqetësim shpesh nga ambientalistët, të cilët kanë konstatuar se kompanitë nuk vendosin filtrat mbrojtës, për shkak të kostos së lartë, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve.


Plehrat e KURUM duhen nxjerre prej zhelesh jashte. Kuptohet pervec Shqiperise asnje vend tjeter ne Ballkan nuk i pranon te punojne ne ato kushte
Kjo eshte Shqiperia Europiane e Saliut!!!
Turqit marrin leket ne marrim kancerin!!!