Elbasan, punonjësja e bankës, i merr lekët klientes

anazapta

Policia vendore mori nën akuzë E. A., 25 vjeç, banues në lagjen “Haxhias” dhe E. B., 29 vjeçe, banuese në lagjen “Çlirimi”, punonjëse pranë filialit të një banke private. Të dy akuzohen se i kanë dhënë një gruaje me gjeneralitete të rreme një vlerë prej 27000 lekë duke e hequr nga llogaria e klientes me inicialet J. M., banuese në Fier. Materialet iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për “shpërdorim detyre”. Nën akuzë u mor edhe M. Sh., 54 vjeç, që u denoncua nga L. P., se i ka dhënë një kartëmonedhë 5000 lekëshe të falsifikuar.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *