Pas hapjes së zyrave të punës në Tiranë, Durrës, Kavajë e Vlorë, sot është inauguruar një e tillë edhe në Elbasan. Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë kryeministri Rama, ministri i Rinisë dhe Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, kryebashkiaku Qazim Sejdini dhe përfaqësues të biznesit.
Rama tha se Zyra e Punës nuk është një çelës magjik për të hapur rrugën e punësimit për të gjithë, por është një mundësi e re dhe është një pikë takimi e munguar për të bërë të mundur komunikimin mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve, veçanërisht në sektorin privat.
“Elbasani është një qark me një nivel papunësie shumë të lartë, një papunësi që rëndohet edhe nga kthimi në vijimësi i emigrantëve dhe që e bën qarkun e Elbasanit zyrtarisht të renditet i treti përsa i përket numrit të papunëve, si dhe të renditet i treti në Shqipëri përsa i përket ndihmës ekonomike”, tha ai.
Duke e cilësuar biznesin si një partner në rrugën e rritjes ekonomike dhe rritjes së punësimit real, Rama tha se sot në portalin kombëtar të punësimit ka arritur në 4000 numri i kërkesave që janë aktualisht nga ana e biznesit dhe që kërkojnë punonjës me profile të ndryshme.
“Në vetëm pak javë në regjistrin elektronik kanë mbërritur nga ana e biznesit tre herë më shumë kërkesa per njerëz që janë në dispozicion për të punuar se sa gjithë vitin e shkuar në të gjithë rrjetin kombëtar të punësimit. Mesatarja mujore e vendeve të lira të punës të shpallura për vitin 2013 ishte 1348, ndërkohë që vetëm në muajt e fundit është 2508 dhe është me tendencë për t’u rritur”, theksoi kryeministri Rama. / G.S.

Po sikur te hapeshin “fronte pune” para se te hapeshin “zyra pune”? z.Rama? Me duket me e logjikshme keshtu
Sot fatmirsisht kemi zyra qe funksionojn edhe jo zyra qe zyra qe zinin myk nga lageshtia.
zyrat funksionojn 1555 te punesuarit e tregojn qarte , kush eshte i pa pune te shkoj te zyrat se ka edhe per ata pune.
fillimi mbare gjysma punes thote nje fjale e urte , ju zoti rama e keni nis shume mbare qeverisjen e vendit ju pergezoj.
Le te hapen zyra pune ne çdo qytet te vendit.Deri me tani eshte vertetuar me se miri se keto zyra “prodhojne” vende pune per shqiptaret.
Hapja e Zyrave te Punes nje mundesi punesimi per kedo.
Keto akte na bejne te ndjehemi besimplote tek kjo qeveri.
Suksesi i radhes i Rames. Hapja e zyrave te punesimit ne qytetin e Kavajes deshon se qeveia po punon vertete dhe nuk merret llafe apo premtime boshe.
Kavaja ishte qyteti i radhes, kjo do ndryshoje per mire dhe do te permirsoj jetesen e qytetreve atje. Kjo fale punes se qeversie.
Me ne fund qytetaret ne keto qytete ku jane celur zyrat e punesimit kane mundesine te trokasi diku per tu punesuar. Shume vlersime per punen e bere nga Rama dhe Veliaj
Me ne fund dhe qytetaret e Kavajes do kene se ku mund te trokasin per tu punesuar. Kjo eshte arritje e qeverise, qe ndryshe nga qeveria e meparshme qe nuk beri asnje investim dhe ndryshim ne qytetin e Kavajes dhe per shume qytete te tjera.
Perparesi punesimit!Hapja e zyrave te punes nje tregues se kjo qeveri po punon mjaft ne kete drejtim,ne krijimin e sa me shume vendeve te punes.
Deri dje as qe mund te flitej per funksionimin e ndonje zyre pune.
Sot po,nje banor i Tiranes,Durresit, Kavajes me vone edhe qyteteve te tjera ka nje alternative punesimi me shume.Kjo eshte zyra e punes.
Pune fantastike nga ana e mazhorances. Bravo
Celja e zyrave te punesimit deshmon se qeveria po realizon premtimet dhe po ben perpjekeje reale per te ndryshuar dhe nxitur punesimin.
Nje tjeter arritje dhe premtim i mbajtur nga ana e qeverise.
Suksesi i radhes, bravo Rama dhe Veliaj me te verete po beni nje pune fantastike
Shume vleresuese puna e bere deri me tani me hapjen e zyrave te reja te punes dhe nxitjen e punesimit ne vend. Bravo
Perpjekjet e qeverise per nxitjen e punesimit jane per tu vleresuar. Keto ndryshime qeveria i beri brenda nje periudhe te shkurter kohore. Keto ndryshime pozitive do te sjellin ndryshim ne keto qytete ku jane hapur zyrat e punesimit.
desi: Kam nje pyetje per ju:Cili nga ju po genjeni a ju apo Rama.Rama thot mbi 1000,ju thuani 1555.Per ta vertetuar Rama ta jap shifren me ermer mbiemer sipas vendit ku banojn,kurse ju vetem po tregoheni nje injoran servil. Pse cfar jeni,shef i zyres se punes.
Keto lajme te bejne optimist per te tashmen dhe te ardhmen e vendit.Kjo eshte qeveri e pergjegjeshme qe shikon drejt halleve te miletit dhe jo te “Baba dovletit SSS”.
Do shume kohe qeveria me ato zyrat e punes thjeshte per show qe te plotesoje te pakten ato 20000 te pa pune qe shkaktoi me shoferet e furgoneve. Hapja e zyrave ka shume zhurme dhe as socialistet nuk i besojne se funksionojne por me mire pranojne te mashtrohen se sa te pranojne ate qe nuk i pelqen, shtimin e pa punesise.
Ne cdo vend pune, qe te nise mbare puna, duhet pastruar vendi i punes njehere, qe te vazhdosh mbare diten e punes, qe gure apo objekte te tjera te lena neper kembe, mos te krijone ngaterresa dhe aksidente.
Dikujt mund ti duket humbje kohe, pastrimi dhe rregullimi i vendit te punes, por pastertia ne pune jep edhe rezultatet e pritura.
E njejta gje eshte edhe me hapjen ose rifreskimin nga e para e zyrave te punes, zyra ku shqiptaret, do te gjejne zyrtare te pergjegjshem, sherbim komod, ajer te paster dhe sdo te kene frike se kerkesat e tyre, do te hidhen neper bodrume plot lageshtire.
kush mendon te kunderten, le te shkoje ne shpellen e Saliut dhe te beje gam gamin e shpellarit.
bravo z.Rama po iu jep nje pamje te re zyrave te punes