Dy të moshuar humbën jetën aksidentalisht gjatë fundjavës pasi ranë nga një urë dhe tarraca e shtëpisë. Ngjarja e parë ndodhi në fshatin Katund i Ri, kur afër shtëpisë, Hajdar Tafa, 67 vjeç, ka rënë aksidentalisht nga një urë me lartësi 170 cm, nga ku ka gjetur vdekjen në kanal. Kurse në lagjen “Kala”, duke lidhur disa tela në tarracën e banesë së tij, nga pakujdesia ka rënë Takush Bengu, 86 vjeç, duke marrë plagë të rënda dhe ndërruar jetë më pas. Për të dy ngjarjet policia po heton me prokurorinë.
