Elbasan, rebelohen nxënësit e shkollës së Mengëlit

Mila Hysotoci

Nxënësit e shkollës së Mengëlit në Elbasan kanë thyer derën e shkollës dhe janë futur në ambjentet e saj.

Më herët ata kishin paralajmëruar se do të bllokonin rrugën. Ata thonë do të vazhdojnë mësimin në kushte të tilla dhe nuk do të pranojnë të shkojnë në shkolla të tjera.

Shkolla e tyre ishte mbyllur me urdhër të posaçëm të Komisionit të Emergjencave, pasi u dëmtua nga tërmeti dy vjet më parë. Drejtoria Arsimore në Elbasan e organizoi transportin e nxënësve për në shkollat e qytetit . Bëhet fjalë për rreth 300 nxënës që kanë bojkotuar mësimin.

Ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga Ministria e Arsimit, ndërkohë ata thonë se do ta përshkallëzojnë protestën duke u ngujuar brenda në shkollë ose edhe duke bllokuar rrugën nacionale.

M.H/ Dita

Share This Article
1 Comment
  • Dy vjet dhe qeveria nuk e paska gjetur koncesionarin per ta rregulluar.
    Enver Hoxha i beri pa koncesione dhe pa ppp. E ndertoi Shqiperine me pune vullnetare.
    Nxenesit te angazhojne dhe familjet dhe te fillojne rregullimet vete.
    300 forca pune, plus familjaret. E mbarojne shpejt. Shtetin zereni me dru se do ju taxa per punimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *