Elbasan, roja i firmës “Aktor” denoncon hajdutin e pistoletave

anazapta

Policia vendore arrestoi dje si të dyshuar Besnik Xhyra, 32 vjeç, banues në lagjen “Emin Matraxhiu”. Ndaj tij ka depozituar kallëzim S. Q., banues në fshatin Shëngjin të këtij rrethi, i punësuar si roje pranë firmës “AKTOR” që ndërton rrugën Tiranë-Elbasan. Sipas deponimit, më 23 prill të këtij viti, në fshatin Kozan, komuna Bradashesh, Xhyra dyshohet të ketë vjedhur tre pistoleta me ajër për montimin e çmontimin e gomave, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale dhe ndaj të dyshuarit u ngrit akuza e “vjedhjes”.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *