Elbasan, rrafshonin pyjet për kontrabandë, 3 nën akuzë

anazapta

Rrafshimi i pyjeve për të kontrabanduar lëndë drusore ka çuar në pranga një person dhe 2 të tjerë janë nën akuzë në gjendje të lirë. Operacioni është koduar “Uraka” dhe u finalizua mesnatën e së hënës nga agjentët Kundër Krimit Ekonomik. Në pranga ra Bukurosh Koça, 46 vjeç, banues në fshatin Rrëmenj në Pogradec, kurse në gjendje të lirë po hetohen K. Sh., 45 vjeç, po nga Pogradeci dhe L. I., 36 vjeç, nga Elbasani. Të dyshuarit u kapën duke transportuar lëndë drusore me dokumentacione të falsifikuara.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *