Elbasan/ Rrëshqitje masive në Cerunjë, 20 familje në rrezik

Dita

Pesë banesa rrezikohen nga plasaritja e tokës në fshatin Cerunjë të Elbasanit.

Emergjencat Civile në Prefekturën e Elbasanit kanë raportuar se mbrëmjen e kësaj të shtune janë sinjalizuar nga banorë të fshatit Cerunjë për rrëshqitjen dhe fundosjen e tokës, që ka filluar që në orët e para të mëngjesit të kësaj fundjave dhe po vazhdon.

Duke qenë se nga rrëshqitja në total janë 20 familje në rrezik, Emergjencat Civile kanë konfirmuar se do dërgojnë një ekip verifikimi në terren dhe se po mbajnë kontakt me Njësinë Administrative për çdo zhvillim.

Fenomeni natyror i rrëshqitjes dhe fundosjes së tokës  ka rreth 20 vite që shfaqet në fshatin Cerunjë, ku rreth 70% e popullsisë së tij është shpërngulur kohët e fundit, pasi me dhjetëra banesa janë shkatërruar plotësisht nga kjo fatkeqësi natyrore.

s.a/dita

 

Share This Article
1 Comment
  • Po ne kohen e Dulles pse nuk rreshkiste toka? Katunaret i prene te gjitha pemet per dru dhe tani qahen se po i prishet shtepia, popull budall.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *