Elbasan, sekuestrohen 13 kg hashash; në pranga 24-vjeçari

redaktor

Policia e Elbasanit ka sekuestruar 13 kg lëndë narkotike kanabis, 650 euro, 10.000 lekë (të reja) dhe një automjet tip “Fiat Punto”.

Gjithashtu në kuadër të operacionit të koduar “Pajova”, policia ka arrestuar në flagrancë poseduesin e lëndës narkotike. Në pranga ka rënë Dejvis Saliu, 24 vjeç, banues në fshatin Bishqem të Peqinit.

Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Fiat Punto” me targa AA 746 MY, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 13 kg lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit kanabis sativa.

Nga veprimet e para hetimore, gjatë kontrollit fizik të bërë nga efektivat e policisë, shtetasit Dejvis Saliu, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 650 euro, 10.000 lekë të reja dhe automjetin tip “Fiat Punto” me targa AA 746 MY.

Materialet iu kaluan Prokurorisë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *