Elbasan, sekuestrohen 3 kg tritol; në pranga 55-vjeçari

redaktor

Specialistët e antikrimit në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit kanë sekuestruar në një operacion 3 kg lëndë plasëse tip tritol dhe 100 kapsolla detonatorë.

Sipas një njoftimi për shtyp, në të njëjtin operacion është bërë dhe arrestimi i poseduesit të lëndëve në fjalë, shtetasi Gani Xhaja.

Sipas njoftimit, operacioni i uniformave blu është kryer pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative, se në banesën e Xhajës ndodheshin materialet shpërthyese.

Ndërkohë, materialet i kanë kaluar prokurorisë për procedimin e mëtejshëm të 55-vjeçarit, nën akuzat e “trafikimit të lëndëve plasëse” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *