Elbasan, sekuestrohet kokainë dhe hashash; në pranga 21-vjeçari

redaktor

Sekuestrohet në Elbasan  kokainë dhe kanabis, policia arreston poseduesin.

Në pranga ka rënë i riu Klandiment Çekrezi, 21 vjeç,  banues në  Elbasan.

Ky shtetas,  u arrestua nga efektivat e policisë, gjatë ditës së djeshme pasi  gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Suzuku” me targa  AA 766 MY dhe gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit kokainë dhe  lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *