Elbasan, sherre për pronësi, 2 të plagosur në përleshje

anazapta

Dy sherre me motive pronësie kanë ndodhur një ditë më parë, me po kaq persona nën akuzë. Policia vendore procedoi penalisht S. S., 43 vjeç, banues në fshatin Bizhdan. Gjatë një konflikti për motive pronësie, akuzohet se ka goditur me sende të forta në kokë M. S., banues në këtë fshat, duke e lënë të plagosur. Po kështu edhe i dyshuari P. K., 45 vjeç, banues në Gramsh, i cili në lagjen “Holta”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur gruan me inicialet F. B., banuese në këtë qytet. Akuza e ngritur është “plagosje me dashje”.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *