Seksioni Kundër Narkotikëve bëri dje arrestimin në flagrancë të Denis Çulit, 24 vjeç, banues në fshatin Çermë të Lushnjës. Sipas informacioneve që dispononin agjentët e Antidrogës, dyshohej se i riu ishte një kontigjent i shitjes së narkotikëve. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar në afërsi te konviktit të universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 200 doza lënde narkotike e llojit kanabis sativa. Çuli po pyetet për origjinën e drogës dhe furnizuesit e tij.
