Seksioni për Narkotikët ka bërë dje të mundur ndalimin e të kërkuarit për shitje droge, Dorian Muglica, 21 vjeç, pasi më 13 janar 2014, në banesën e tij iu gjetën dhe sekuestruan si provë 18 qese farmaceutike kanabis sativa. Gjatë operacionit të koduar “Rifillimi” u arrestuan nëna dhe motra e të dyshuarit që kishin dijeni për lëndën narkotike dhe fshehjen e saj, ndërsa 21-vjeçari mundi të largohej. Ndaj Muglicës u ngrit akuza “prodhim dhe shitje e lëndës narkotike” dhe dosja i kaloi Prokurorisë.
