Elbasan, shitje droge, vjedhje dhe largim nga banesa

anazapta

Një person u mor nën akuzë për shitje droge, një banesë u plaçkit ndërsa nënë e bijë u denoncuan si të larguara nga banesa në rrethana të paqarta gjatë 24 orëve të fundit në Elbasan. Policia vendore bëri me dije se procedoi në gjendje të lirë D. P., 22 vjeç, banues në lagjen “Haxhias”, pasi u kap me 1,1 gramë hashash, për të cilën ka thënë se e konsumonte vetë. Kurse persona të panjohur kanë vjedhur banesën e K. B., 61 vjeç, ku kanë marrë një sasi teli. Ndërsa L. M., denoncoi arratisjen nga shtëpia të gruas dhe vajzës së tij A. M., dhe S. M., 40 dhe 19 vjeçe.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *