Elbasan, shkëndijat elektrike shkrumbojnë makinën dhe shtëpinë

anazapta

Një shtëpi dhe një makinë u përfshinë nga flakët gjatë 24 orëve të fundit në Elbasan, duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Ngjarja e parë ndodhi në lagjen “Luigj Gurakuqi”, ku është djegur tërësisht mjeti tip “Golf 4”, me targa CE095YX, në pronësi të F. M., të cilin e kishte të parkuar para pallatit të tij. Nga hetimet e para rezulton se shkak është një shkëndijë elektrike në bateri. Kurse në lagjen “Skënderbej”, ka rënë zjarr dhe është djegur tërësisht banesa në pronësi të E. V., dhe shkak është po një shkëndije elektrike.

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *