Katër zyrtarë vendorë të Hipotekës apo Kadastrës janë marrë nën hetim për shpërdorim të detyrës në lidhje me tjetërsimin e pronave apo mosregjistrimin e tyre. J. T., 58 vjeç, nga fshati Shezë i Peqinit, akuzohet se ka tjetërsuar pronën tokë të I. T., 60 vjeç, duke e kthyer në pronësi të tij. Kurse R. P., 37 vjeçe, ish-shefe e Hipotekës Elbasan, M. T., 45 vjeç, topograf, A. P., 38 vjeç, ekonomiste, akuzohen se i kanë falsifikuar dokumentet P. P., duke mos i regjistruar pronën banesë.
